Nderron jete Eleuterio Fortino
Ka nderruar jete me 22 shtator Imzot Eleuterio Fortino 72 vjec ish nensekretar i Keshillit te Vatikanit per Promovimin e Unitetit te te Krishtereve.
Imzot Fortino eshte nje nder figurat e Kishes Katolike qe kane dhene kontributin me te madh per hapjen e rritjen e dialogut me Kishen Ortodokse i cili krahas angazhimit ekumenik ne Seline e Shenjte ka ushqyer nje interes te gjalle e te ndjeshem ndaj botes italo-shqiptare dhe me pasion ka promovuar dhe ka marre pjese ne iniciativa te rendesishme kulturore ne mbrojtje te tradites dhe kultures arbereshe.
Imzot Eleuterio Fortino u lind ne San Benedetto Ullano ne Kalabri me 2 prill 1938 nga prinderit arbereshe. Eshte vellai i studiuesit dhe albanologut te njohur prof. Italo Fortino. Pas seminarit dhe studimeve filozofiko- teologjike ne Universitetin e famshem te Gregorianes me 24 nentor 1963 qe shuguruar meshtar. Ishte prift i dioqezes lindore te shqiptareve ishte ne dikasterin per Unitetin e te krishtereve nga viti 1965 vit ne te cilin u vendos ne Rome dhe gjithnje eshte angazhuar ne zyren per marredheniet me ortodokset ku eshte bere me pas drejtues duke e mbajtur kete detyre per me se 25 vjet gjate te cileve ishte nensekretar i Keshillit te Vatikanit. Ishte i semure prej kohesh ishte i shtruar ne Polikliniken e Universitetit Tor Vergata ne Rome.
Sot humbasim nje mik nje vella me te cilin per vite me radhe kemi punuar bashke per bashkimin e te krishtereve. Imzot Fortino ishte njeri i hapur dhe i lire dhe i admirueshem nga te gjithe. Nje person qe do te mbese pergjithnje ne zemrat tona ka deklaruar nga Sherbimi Informativ Fetar Gennadios Zervos arqipeshkv ortodoks i Italise dhe i Maltes.
Po ashtu edhe Albert Prenkaj Ambasador i Kosoves ne Itali ka shprehur hidherimin e tij per ndarjen nga jeta te mikut te shqiptareve dhe arberesheve Imzot Eleuterio Fortino.
Prenkaj ka thene se per boten arbereshe-shqiptare Monsinjor Fortino shenon nje nga pishtaret e fundit te plejades se profesor Ernest Koliqit qe ndricoi boten arbereshe ketu ne Itali.
Ai ringjalli kultivimin e tradites se vjeter arbereshe aktualizoi vlerat e mirefillta te tradites dhe kultures arbereshe-shqiptare. Ende eshte i gjalle kujtimi i shenimit te 500 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit -Skenderbeut atehere kur Ati Fortino dha te kuptohej se eshte person i permasave intelektuale moderne por me rrenje te thella eshte shprehur Ambasadori Prenkaj.
Ai ka shtuar se Monsinjor Fortino tejkaloi kufijte e komunitetit ortodoks arberesh dhe ata te kultures shqiptare.
Nderkaq sot me 25 shtator ne oren 16.00 ne kishen San Atanasio Via del Babuino do te celebrohet nje meshe per Imzot Eleuterio Fortinon me lutje me origjine bizantine per te ndjeret. Te dielen me 26 shtator varrimi do te mbahet ne San Benedetto Ullano te Kalabrise.
Don Lush Gjergji per Imzot Fortinon
Kujtime te mira per Imzot Eleuterio Fortinon ka edhe Don Lush Gjergji Vikar Gjeneral ne Ipeshkvine e Kosoves. Ai eshte shprehur per Express se per Imzot Eleuterio Fortinon ka cka te thuhet dhe te shkruhet mbi te gjitha per fene e tij te forte shpresen e tij te qarte dhe dashurine e tij te zjarrte ndaj Zotit Kishes bashkimit te te krishtereve dialogut nderfetar kultures se tij vertet te thelle dhe enciklopedike per zemren e tij te hapur per cdo njeri.
Mons. Eleuterio Fortinon se pari e kam takuar ne Rome qysh ne vitin 1968 ne kremtimin e pervjetorit te Gjergj Kastriotit - Skenderbeut dhe prej asaj dite ishte dhe do te mbese Vella-Meshtar shembullor Njeri i Fese dhe Kultures Shqiptare mikprites dhe bujar ne cdo kuptim dhe drejtim ka thene Gjergji duke shtuar se cdo vizite qe e bente Imzot Nike Prela ne Rome ne Vatikan pikenisja e keshillimeve ishte Mons. Fortino.
Sipas tij nje kapitull i vecante eshte veprimtaria e Imzot Fortinos per kultivimin dhe promovimin e gjuhes tradites dhe kultures shqipe nder arbereshe dhe me gjere te cilen vazhdimisht e pat ne mend dhe ne zemer. Ishte themelues i Qendres dhe Fletushkes Besa ne Rome bashkepunetor i rregullt ne Oriente cristiano ka botuar Liturgjia greke /1970/ Kisha bizantine arbereshe ne Kalabri /2000/ Dialogu ekumenik etj.
Mons. Fortino ishte shume i frytshem edhe ne shkrime dhe botime duke u nisur prej LOsservatore Romano e perditshmja zyrtare e Selise se Shenjte e deri te revistat apo gazetat me prestigjioze italiane dhe evropiane. Stili i tij i thjeshte dhe i rrjedhshem qartesia e tij ne formulimin e mendimeve shqyrtimeve kendveshtrimeve shpirti i tij gjithnje pozitiv dhe konstruktiv deshira e madhe per takime afrime dhe bashkepunime jane disa nga vecorite e botimeve te tija ka thene Gjergji.
Ai po ashtu kujton fjalet e Imzot Fortinos per Nene Terezen.
Per Nenen Tereze nder te tjera me shkruante keshtu Nena Tereze eshte perfaqesuesja me e mire e krishterimit tone shekullor e tradites dhe kultures sone familjare dhe shoqerore miresise dhe dashurise flijuese per te gjithe. Ne te cdo njeri aq me teper cdo shqiptar mund dhe duhet ta gjeje kuptimin e jetes dhe flijimit domethenien e vuajtjes dhe amshimit... citon fjalet e Fortinos Don Lush Gjergji.
Me tutje Gjergji tregon edhe disa prej kujtimeve te tij lidhur me Imzot Fortinon.
Para dy muajve ia dergova botimet Nena Tereze Shenjteresha e Dashurise Nena Tereze dashuria ne veprim dhe Imzot Nike Prela Njeriu i Zotit Kishes dhe Popullit ne gjuhen shqipe dhe italishte. Me falenderoi perzemersisht dhe vellazerisht per keto dhurata si u shpreh ai shume te cmuara dhe te qelluara per ne shqiptaret por edhe per te tjeret. Dhe vazhdoi Kisha jone populli yne ka nevoje per paraqitje sa me dinjitoze. Nena Tereze dhe Imzot Nike Prela e kane nderuar dhe begatuar Kishen dhe Popullin Shqiptar... ishin fjalet qe Gjergjit ia ka thene Imzot Fortino.
Ndersa ne fund Gjergji tregon edhe per ndihmen qe Imzot Fortino ua ka dhene meshtareve shqiptare.
Ate e patem dere dhe dritare per te pare dhe hyre ne qarqet e larta te Vatikanit te Italise dhe me gjere si per ceshtje kishtare po ashtu edhe kombetare dhe kulturore. Gezohej me zemer per cdo nisje hap sukses tone dhe na perkrahte gjithnje per te miren e perbashket. Ja i tille ishte Monsinjor Fortino njeri qe nga goja dhe zemra gjithnje derdhte dhe dhuronte urti miresi mbi te gjitha dashuri u shpreh Gjergji.