E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa konkurron per Oskar

Drama e regjisorit serb Srdjan Karanovic Besa ka konkurruar ne edicionin e 83-te te cmimeve te Academy Awards Oskar ne kategorine joanglisht folese.

Ngjarja e ketij filmi bazohet ne Luften e Pare Boterore kur Filip nje serb nga nje qytet i vogel i Serbise fillon te sherbej ne sherbimin ushtarak. Ai nuk ka se kujt tia le gruan e tij te bukur sllovenen Lea. Ajo eshte nje grua e bukur nje mesuese e vallezimit te cilen ai e kishte takuar ne Evropen Perendimore.

Azemi nje shqiptar i pashkolle roje i nje shkolle ia jep besen Filipit qe do te kujdeset per Lean dhe se asaj nuk do ti ndodh asgje. Dy evropiane nga dy kultura te ndryshme me shprehi te ndryshme detyrohen te bashkejetojne ne nje shkolle pa nxenes.

Perderisa lufta eskalon dhe behet gjithnje kercenim per te bashkeveprimi i tyre zhvillohet nga urrejtja dhe jotoleranca ne nje tolerance dhe shoqeri te pazakonshme. Rrethanat gradualisht joshin Lean dhe Azemin njera nje grua e krishtere kurse tjetri nje burre mysliman - ne nje marredhenie komplekse dhe te ndaluar - qe dikush do ta quante dashuri.
Me shume se nje histori dashurie ky film eshte nje paradigme e thelle etike e ndarjes se klasave dhe shoqerive gjate shekullit XX ne Evrope shumica e te cilave ekzistojne edhe sot.

Pas marrjes se ketij lajmi Karanovic ka folur per agjencine serbe te lajmeve Tanjug ku ka thene se pavaresisht deshires se mire te Akademise se Serbise filmi i tij ka shume pak mundesi qe te jete ne konkurrencen e filmit te huaj Oskar.

Ky eshte nje nder i madh per mua dhe me ben shume te lumtur. Por mendoj se ende kam pune per te bere ketu dhe se filmi tani duhet te dale ne shitje ne DVD apo te shfaqet ne televizion ka thene Karanovic.

Shumica e shteteve nga e tere bota madje edhe Kosova mund te konkurrojne per Oskar por ndodh qe juria e ketij festivali as mos ti shikoje filmat qe konkurrojne. Ne kete rast eshte edhe lobimi qe bejne producentet e huaj per filmat e caktuar.

Rreth 150 filma nga gjuha e huaj konkurrojne per kete cmim nderkaq nominohen vetem pese prej tyre.

Ne rolet kryesore te filmit Besa rolet kryesore luhen nga Miki Manojlovic Iva Krajnc Nebojsha Dugalic dhe Radivoje Bukvic.

Pavaresisht se ka te bej me shqiptare ne film nuk luan asnje aktor nga Kosova apo Shqiperia nderkaq filmit i ishte dhene cmimi i publikut ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Durres.

Gjate pjesemarrjes ne kete festival filmi kishte pasur kritika te ndryshme nga regjisoret perderisa mediat ne Serbi e kane lavderuar ate per nxitjen e bashkejeteses ne mes te shqiptareve dhe serbeve.

Karanovic nga ana tjeter kishte thene me pare se filmi perkon me realitetin e Luftes se Pare Boterore dhe se nuk ka te bej me te tashmen edhe pse mund te prek edhe ne realitetin e sotem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›