Rrëshen, diskutim publik për planin urbanistik të qytetit
Bashkia e Rrëshenit po organizon takime me qytetarët për të bërë diskutimin publik të planit urbanistik të territorit të saj. Projekti i planit rregullues të Rrëshenit u mundësua nga shoqata spanjolle APRODEL.
RRËSHEN- Më synimin për të përmbushur nevojën e lindur për zona urbane të sistemuara dhe të zhvilluara, Bashkia e Rrëshenit po organizon takime me qytetarët për të bërë diskutimin publik të planit urbanistik të territorit të saj.
Projekti i planit rregullues të Rrëshenit u mundësua nga shoqata spanjolle APRODEL. Në hollin e pallatit të Kulturës u vendosën posterat e detajuar nga projekti, për tu vizituar nga qytetarët. Sipas arkitektit Maksim Kola projekti do të bazohet në tre pika kryesore: Të qënurit e Bashkisë si Qendra Administrative e Mirditës, zhvillimi i turizmit malor dhe historik do të bënte të mundur rritjen ekonomike të banorëve të zonës dhe krijimin e një infrastrukture moderne dhe ndërtimi i një zone industriale të rëndësishme në nyjen e bashkimit të dy akseve rrugore kombëtare dhe ndërkombëtare, sic janë Tiranë-Prishtinë, me një nga arteriet e rrugës së Arbrit. Kjo do të sillte hapjen e bizneseve të mëdha në territorin e Bashkisë nga vendas, nga qytetarë të qyteteve të tjera dhe të huaj, do të sillte punësim dhe rritje të vlerës së tokës. (e.n/News24/BalkanWeb)