Nis faza e dyte e rehabilitimit te rrugeve te amortizuara

“Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e segmenteve të tjera rrugore, të cilat janë të amortizuara në kryeqytet dhe vendosjen e 577 zgarave të pusetave të ujërave të shiut të cilat mungojnë” - bëri të ditur sot, Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës z. Taulant Zeneli. Deri tani kanë përfunduar 91 rrugë të parashikuara si emergjente nga Bashkia e Tiranës, mes të cilave është edhe rruga “Kujtim Laro”, për të cilën ka patur një shqetësim të madh të banorëve.
“Sot jemi në një nga rrugët e rehabilituara, të riparuara nga plani i punës që ka bërë Bashkia e Tiranës një muaj më parë. Siç e shikoni rruga ka përfunduar dhe si kjo rrugë ka përfunduar edhe pothuajse 98% e të gjithë rrugëve të përfshira në planin e Bashkisë së Tiranës. Deri më sot janë shtruar rreth 12 mijë metra katrorë asfalt dhe ka filluar puna për vendosjen e 577 zgarave të pusetave të ujërave të shiut. Puna do të vazhdojë dhe Ndërmarrja Nr.2 e specialistët e Bashkisë do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës. Në ato rrugë ku nuk do të kryhen investime, të vazhdojë procesi i mirëmbajtjes dhe jo vetëm në ato rrugë që do të evidentohen nga ana jonë, por edhe nga problematikat që na vijnë nga qytetarët, takimet me të cilët i kemi të përditshme.”
Zeneli tha se aktualisht po punohet në të tjera akse rrugore, të cilat janë të amortizura, por edhe për ato që ka patur një shqetësim të shprehur nga qytetarët, në takimet me Kryetarin e Bashkisë, ashtu edhe përmes letrave, maileve apo faqes së facebook-ut, një prej të cilëve është rruga “Sadik Petrela”. Ndonëse është asfaltuar disa herë, kjo rrugë vazhdon të jetë tejet e amortizuar, pasi nuk është ndërhyrë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të shiut. Aktualisht, Ndërmarrja e Ujësjellësit ka nisur punën për kanalizimet dhe më pas Bashkia e Tiranës do të vazhdojë rehabilitimin e rrugës.
“Nuk jemi fokusuar vetëm në listën e rrugëve që kanë pasur probleme të evidentuara nga specialistët e Bashkisë, por edhe në rrugët për të cilat na kanë ardhur shqetësime nga qytetarët, nëpërmjet komunikimeve të ndryshme: Mund të themi se një ndër ato rrugë, ku Bashkia po ndërhyn është rruga “Sadik Petrela”, ku në bashkëpunim me Ujësjellësin po bëhet i mundur edhe kanali i ujërave të shiut, pasi mund ta rehabilitojmë dhe shtrojmë asfaltin, por pa kanalin e ujërave të shiut, ky asfalt do të prishej për një muaj, kështu që për një periudhë tre ditore edhe kjo rrugë do të jetë si rrugët ku Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë” - theksoi Zeneli.