E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi protesta kunder kryeministrit Putin

Autoritetet ruse kanë arrestuar 55 persona, të cilët kanë protestuar në Sheshin e Kuq në Moskë. Protestat masive kundër kryeministrit Vladimir Putin nisën që prej zgjedhjeve parlamentare e më pas atyre presidenciale, ku Putin fitoi bindshëm ndaj rivalëve të tij. Protestat në Rusi janë të lejuara, mirëpo aktivistet e opozitës kanë filluar marrëdhënie të heshtura edhe në qytete të tjera të vendit pa lejen e autoriteteve. Aktivistët opozitarë kishin bërë thirrje për protestë masive kundër kundër presidentit të ardhshëm, Vladimir Putin. Ata mbanin në duar parrulla e brohorisnin shprehje të tilla si 'Rusia do të jetë e lirë' apo 'Rusia pa Putin'. Edhe pse protesta ka qenë paqësore, kjo nuk ka penguar aspak forcat policore të nderhyjnë duke arrestuar dhjetëra persona.
Arrestime janë kryer dhe në stacionet e metrove, ku protestuesit bënin thirrje për largimin e Kryeministrit Vladimir Putin dhe kundër sundimit të tij 12 vjeçar. Vladimir Putin, fitoi një mandat të ri presidencial më 4 mars dhe do të nisë mandatin e tij më 7 maj. Nëse ai merr një mandat të dytë si president atëherë do të mbetet në krye të Kremlinit deri në vitin 2024. Opozita ka shfaqur jo pak herë zemërimin dhe kundërshtimin e saj kundër mashtrimeve të Putin në zgjedhjet e fundit, mirëpo kjo nuk duket se do të prishë aspak synimet e kryeministrit ambicioz për të ecur përpara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›