Arrestohen grate e Bin Laden
Tre gratë e ish-liderit terrorist Osama Bin Laden janë arrestuar së bashku me dy vajzat e tij të mëdha, pasi kanë tentuar të lënë ilegalisht Pakistanin. Lajmin e ka bërë me dije avokati i tyre. Ata janë dënuar me 45 ditë burg dhe një gjobë prej 114 $ secila. Gratë kanë bërë tashmë një muaj burg, ndërsa pritet të bëjnë dhe 2 javë të tjera. Ato kanë qenë në paraburgim në Pakistan, pasi forcat speciale të Shteteve të Bashkuara ekzekutuan kreun e Al Kaedës majin e kaluar. Gratë mendohen të jenë njëra nga Arabia Saudite dhe tjetra nga Jemeni. Zyrtarët vendas bënë me dije se procedura formale kundër tyre filloi muajin e kaluar. Avokati i tyre u shpreh për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se nuk ka ndërmend të apelojë vendimin. Edhe pse në këmbim të kokës së tij ishte vënë një shumë marramendëse Osama Bin Laden jetonte në një kompleks të sigurt në Abotabat të Pakistanit së bashku me gratë dhe fëmijët e tij për gati 5 vjet.