Analiza vjetore e Gjykates se Krimeve te Renda
U mblodhën për analizën vjetore të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Kësaj tryeze i mungonin përfaqësuesit e MInistrisë së Drejtësisë, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së PËrgjithshme të Burgjeve dhe drejtuesit e dhomave të Avokatisë. Por, pavarësisht këtyre mungesave analiza u zhvillua me të pranishmit, që nuk ishin pak. Përvec renditjes së statistikave vjetore dhe punës së kësaj gjykate, kryetari i komanduar Sandër Simoni kishte disa propozime konkrete…
Por pavarësisht këtyre propozimeve, që mbetën për tu parë se sa do të realizohen, gjatë diskutimeve theks të veçant ju kushtua edhe zvarritjeve të proceseve gjyqësore. Ky shqetësim u ngrit nga kryetari Simoni, duke theksuar se lista e avokatëve kryesisht e përpiluar dhe dërguar pranë kësaj gjykate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk funksionon. Çka ka bërë që disa procese të bllokohen prej vitesh. Ky shqetësim ishte konstatuar edhe nga përfaqësuesi I i EURALIUS-it në Shqipëri z.Joaquin Urias.
Për këtë shqetësim ishte njohur edhe zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z.Elvis Çefa që kritikoj ashpër avokatët, ndaj të cilëve sipas tij do të merren masa disiplinore me ndryshimin e ligjit.