E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurovizion Shqiperia nuk kualifikohet per ne finale

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Aurela Gaçe, nuk ka arritur që të jetë pjesë e finales së madhe të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest” që po mbahet në Düsseldorf të Gjermanisë.

Aurela Gaçe me këngën e saj “Feel the Passion” shfaqi performancë të jashtëzakonshme, megjithëse nuk arriti të kualifikohej në finale.

Në mesin e dhjetë vendeve që siguruan finalen e Eurovision 2011 janë: Serbia, Lituania, Greqia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Zvicra, Hungaria, Finlanda, Rusia dhe Islanda.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›