Rregullore e re për zonat arkeologjike të Durrësit
11/05/2011 Trashëgimia kulturore
Miratohet rregullorja “Për administrimin e zonës arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit. Vendimi ka hyrë dje në fuqi në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30 të ligjit “Për trashëgiminë kulturore”. Në pikën 1 të vendimit nr. 6, datë 7.1.2005 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e zonave arkeologjike brenda qendrave të banuara Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Sarandë”, të ndryshuar, zonifikimi për qytetin e Durrësit shfuqizohet. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bashkia e Durrësit dhe institucionet e specializuara. Në rregulloren për administrimin e zonës arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit, vërehet se qëllimi i saj është përcaktimi i rregullave për administrimin e kësaj zone arkeologjike.
Për sa u përket ndërhyrjeve në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit vërehet se lejohet restaurimi dhe konservimi i monumenteve dhe strukturave arkeologjike, kryerja e
sondazheve arkeologjike me synimin studimin e plotë të zonës, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Për sa i përket rikonstruksionit të rrugëve dhe të gjitha punimeve në rrjetin inxhinierik ujësjellës-kanalizime, ndriçim, telefoni, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, vërehet se për të gjithë këto ndërhyrje realizohet mbikëqyrje arkeologjike në mënyrë të vazhdueshme gjatë zbatimit të punimeve nga specialistët e Agjencisë së Shërbimeve Arkeologjike.
Kështu edhe për çdo lloj ndërhyrje tjetër. Për sa i përket zonës arkeologjike “B”, përveç ndërhyrjeve që lejohen në zonën arkeologjike “A”, lejohen edhe ndërtimet e reja pas miratimit me shkrim nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë të kërkesave të subjekteve të interesuara. Por ndërtimet në këtë zonë lejohen vetëm pas kryerjes paraprake nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik të vëzhgimit intensiv, sondazheve arkeologjike apo formave të tjera të testimit në varësi të potencialit që përfaqëson zona me miratim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Format e testimit përcaktohen nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.
Gjetjet arkeologjike
Klasifikohen si vlera të rëndësishme objektet e luajtshme dhe të paluajtshme në kontekstet arkeologjike, struktura murale, varre monumentale, pjesë mozaiku të shtrirë në një sipërfaqe mbi 4 m2, afreske, ndërtime inxhinierike, pjesë arkitekturore që lidhen me strukturat murale dhe banesa, tempuj e godina të tjera shërbimesh. Në rast gjetjesh të rëndësishme të paluajtshme, punimet e nisura pezullohen menjëherë nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Brenda afatit prej 10 ditësh nga ndërprerja e punimeve, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë vendos për veprimet e mëtejshme. Veprimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e ndërtimit do të ndërmerren nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik në cilësinë e Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, jo më vonë se 30 ditë nga ndërprerja e punimeve. Nëse gjetjet janë me vlera të rëndësishme, punimet e filluara të ndërpriten përfundimisht. Vendimi në këtë rast merret nga organi që ka autorizuar fillimin e punimeve, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. Në rast se Agjencia e Shërbimit Arkeologjik i propozon ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore shpalljen monument kulture të një objekti të paluajtshëm, Instituti i Monumenteve të Kulturës bën studimin e zonës mbrojtëse të saj brenda 30 ditëve nga zbardhja e vendimit për shpalljen monument kulture. Shpenzimet për kryerjen e hulumtimeve të nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit, si dhe për ndryshimet e mundshme të projektit kur vendoset që gjetjet të mbrohen në vend, të gjitha shpenzimet për to, si dhe shpenzimet për kërkimet shkencore, veprimtaritë e nevojshme restauruese ose konservuese mbulohen 100% nga investitori.
Në rast të gjetjeve arkeologjike të rëndësishme, kur Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë vendos ndërprerjen përfundimtare të punimeve, investitori shpronësohet në bazë të kuadrit ligjor në fuqi.
Gërmimet e shpëtimit
Në rast gjetjesh arkeologjike të rëndësishme, zhvillohet gërmim i shpëtimit. Gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ose nga subjekte private me leje të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. Në rast se gjatë kryerjes së gërmimit të shpëtimit gjykohet e nevojshme asistenca shkencore dhe teknike në terren e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë, kërkohet zyrtarisht pjesëmarrja e tyre në gërmim. Nëse pas kryerjes së gërmimit të shpëtimit zbulohen gjetje të rëndësisë së veçantë, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe propozon në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë ndryshimet në projekt, me synim mbrojtjen dhe bërjen të vizitueshme të këtyre vlerave. Vazhdimi i punimeve ndërtimore lejohet mbas verifikimit nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik të përmbushjes së kritereve të vendosura nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë për zbatimin korrekt të projektit të mbrojtjes dhe vizitueshmërisë. Në përfundim të çdo gërmimi shpëtimi përgatitet një relacion i plotë, i cili i paraqitet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për miratim brenda 30 ditëve. Pas shqyrtimit dhe miratimit, një kopje e relacionit të plotë depozitohet edhe pranë Institutit të Arkeologjisë. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, relacioni firmoset nga drejtuesi i grupit dhe nga anëtarët e tij, si dhe konfirmohet nga drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga një subjekt privat, relacioni firmoset/konfirmohet nga drejtuesi i projektit të subjektit, minimumi dy arkeologë të këtij subjekti dhe nga specialisti i autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, i cili ka qenë prezent gjatë gërmimit.
Gërmimet arkeologjike
Vëzhgimi intensiv sipërfaqësor dhe sondazhet arkeologjike kryhen nga specialistë të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. Në çdo projekt të ndërmarrë nga subjektet, është e detyrueshme pjesëmarrja e një përfaqësuesi të autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Kur subjekti privat kryen shkelje duke mos respektuar legjislacionin në fuqi, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe relaton menjëherë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë, duke propozuar edhe masat përkatëse. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik vulos kantierin dhe e monitoron atë në bashkëpunim me Drejtorinë rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Durrësit. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, pasi shqyrton rastin, vendos lënien në fuqi të vendimit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për pezullimin e punimeve ose shfuqizimin e vendimit për pezullimin dhe lejimin e vijimit të punimeve.
Në rastet kur subjekti privat nuk e kryen gërmimin sipas kuadrit ligjor në fuqi, Këshilli Kombëtar Arkeologjik i delegon Agjencisë së Shërbimeve Arkeologjike të vazhdojë gërmimet. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë është i formës së prerë. Në një nen të rregullores së miratuar flitet edhe për vendosjen e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese, të cilat në asnjë rast nuk duhet të dëmtojnë apo konkurrojnë monumentin. Kjo rregullore shoqërohet me hartën e zonifikimit, e cila rishikohet periodikisht nga Këshilli Kombëtar Arkeologjik bazuar në të dhënat e reja arkeologjike, si dhe nevojën për mbrojtjen e monumenteve.