E Diel, 1 Nëntor 2026

dok.guest - Ballkani ne fokus te Festivalit Nderkombetar te Filmit Dokumentar ne Mynih

Esmeralda Shkjau e ka emrin vajza e qeshur me floke te gjate qe ne tetor 2010 erdhi ne Mynih me burse te fondacionit Robert Bosch e qe u be shkak qe organizatoret e festivalit nderkombetar te filmit dokumentar ti hidhnin syte nga Ballkani. Kush do ta bente kete nese jo bavarezet laquoNe jemi gjeografikisht me afer me Ballkanit se rajone te tjera te Gjermanise per shembull Kelni a Hamburguraquo thote Daniel Stoezel drejtori i festivalit qe po zhvillohet nga 4 deri me 11 Maj ne kryeqytetin bavarez. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Esmeralda Shkjau

Pak angazhim nga kineastet shqiptare per tu futur ne festivalin e Mynihut

Per Esmeralda Shkjaun ardhja ne Mynih ishte nje shans i mire per ta mbushur me jete misionin per te cilin kishte ardhur laquoKembimi kulturor ndermjet Shqiperise dhe Gjermaniseraquo. Por per cudine e saj rezonanca ndaj fteses qe u beri ajo dokumentaristeve shqiptare ishte zhgenjyese laquoDergova 300 E-maila ne Shqiperi dhe ne Kosove e mu pergjigjen vetem tre Telefonova lart e poshte njerezit qe njihja dhe mezi arrita te mbledh ca filmaraquo rrefen ajo.

Disa filma gjithsesi arriti ti mblidhte dhe tia tregonte Mikol Krause-s e cila u mor me perzgjedhjen e filmave ballkanike laquoKishte edhe te mire por nuk ishin te perkthyer dhe nuk mund ti shfaqnim ne festivalraquo thote Krause e cila nga 120 filma zgjodhi si perfundim vetem shtate me te miret. laquoFilozofia jone eshte te sjellim per nje jave ne Mynih filmat me te mire me te rendesishem dhe me te bukur te botesraquo thote Stoelzel.

Coban serb kerkon nuse ne Shqiperi

Eumlshte dicka habitese kur degjon qe mungojne dokumentare cilesore nga Shqiperia e Kosova sepse temat ne keto vende ne fakt duket sikur gjenden rrugeve. Kete e deshmon me se miri filmi i regjisorit te ri serb Srgjan Sharenac njeri nga gjashte filmat ballkanike te perzgjedhur ne serialin Dok.Guest. Ne filimin e tij laquoFshat pa graraquo ai rrefen historine e nje cobani serb qe perpiqet me cdo kusht te gjeje nje grua nga Shkodra Filmi flet nga njera ane per vetmine si pasoje e shpopullimit te fshatrave gjate tranzicionit si dhe per agjencite per martesat serbo-shqiptare qe ne fakt synojne vecse ti peshkojne malesoret serbe qe te vijne si turiste ne Shqiperi. Nje realitet i trishtuar por i treguar me humor. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dok.Fest 2011 Poster

Sa me i trishtuar realiteti i sotem i shoqerive postkomuniste aq me nostalgjik eshte veshtrimi ndaj se kaluares. Kjo del ne pah ne filmin e Mila Traljicit laquoCinema Komunistaraquo - nje veshtrim kinematografik mbi ish-Jugosllavine por edhe ne filmin laquoButoni i bardheraquo i Igor Jovanoskit. Nje portret per ish-grupin e Goran Bregovicit Bijelo Dugme. Muzikes i kushtohet edhe laquoRenia pa tingull e gravitacionitraquo Sasha Oreskovic per nje muzikant perkusionist i cili nxjerr tinguj nga lloj-lloj orendish te perditshme shishe teneqe rrota bicikletash. Ndersa laquoVrap per jeteraquo Mladen Maticevic tregon se si tre maratoniste nga Etiopia perpiqen me kot te marrin shtetesine serbe. laquoTragoviraquo Guillermo Carreras-Candi hedh si perfundim nje veshtrim te trishtuar ne pasojat e hidhura te luftes.

Bashkeprodhimi boshnjako-spanjoll flet per nje vajze nga Bosnja e cila gjate luftes ishte rrembyer si foshnje nga ushtaret serbe dhe ishte dhene per adoptim ne nje familje serbe. Ne moshen 18-vjecare ajo vihet ne kerkim te familjes se saj te vertete. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga filmi 20 vjet

Shqiperi e deziluzionuar

Meqe per serine e filmave ballkanike nuk u gjeten dokumentare te pershtatshem bashkekohes shqiptare menaxherja e kultures Esmeralda Shkjau thirri ne jete projektin e saj laquoEntdeckenraquo Te zbulosh i cili synon te zbuloje potencialet qe mban te fshehur Shqiperia ne kete zhaner. Ne projektin e financuar nga fondacioni Robert Bosch ajo ka ftuar pese studente nga Akademia e Arteve e Tiranes dhe nje nga Marubi dhe u ka dhene mundesi atyre te prezantojne punimet e tyre studentore ne kuader te dok.forum nje program ky i cili kete vit zhvillohet per here te pare.

Tek filmat e tyre dominon tema e zhgenjimit per shkak te varferise si te laquoMizerioraquo e Spiro Lenes qe shoqeron rome duke dhuruar gjak apo laquoBuka e Guritraquo e Aldi Karajt qe thyen gure dhe i shet ne rruge. Letargjia e tranzicionit te pafund dominon ne filmin e Julian Canametit Ne pritje qe tregon banoret e nje pallati ne Tirane ashtu sikurse ne filmin e studentit te laquoMarubitraquo Borin Lekaj 20 vjet ku jepet nje pamje e qytetit juglindor te Shqiperise Korces pare nga perspektiva e te rinjve Nje veshtrim i zhveshur nga iluzionet. Nje fije shprese nga kjo pjesemarrje mbetet vetem per dokumentaristet e ardhshem. Fale projektit te Esmeralda Shkjaut ata mund te prezantojne aty idete e qe kane per te ardhmen dhe ajo me e mira shperblehet me 3000 Euro.

Autor Anila Shuka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›