E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stan Dragoti, ne Tirane per projektet filmike

Ne pak muaj, regjisori hollivudian, Stan Dragoti, gjendet per te treten here ne Tirane. Bisedimet dhe projektet vijojne, por edhe koha shkon. Mbremjen e 18 prillit, Dragoti qe i pranishem ne ceremonine e certifikimit ISO te standardeve evropiane 9001-2000, te kompanise "Euro-Alba EA", ne mjediset e Piazza-s ne Tirane, ku tha edhe pak fjale per projektet e tij te ardhshme. Por, presidenti i kompanise, Kadri Morina, perpos marrjes se kesaj certifikate, permendi edhe fillimin e mbare te nje projekti me regjisorin Stan Dragoti. Cka e con ne dy numrin e projekteve filmike te Dragotit per Shqiperine. Njeri me fonde te qeverise shqiptare qe kalojne nga autoriteti kinematografik shqiptar, Qendra Kombetare e Kinematografise dhe tjetri nga Morina. "Via Albania" eshte i shumeperfoluri film qe do te kete ne qender hebrenjte ne Shqiperi dhe skenari mban firmen e Stan Dragotit dhe Fatmir Kocit. E tjetri flet per "Barbaret e Ballkanit". Dragoti u shpreh: "Jam ketu per te nenshkruar marreveshjen e dy filmave qe do te realizohen, dhe shpresoj shume qe, nepermjet tyre, te kemi nje tjeter imazh per Shqiperine ne bote". Fjalepake, Dragoti perfundoi duke pohuar: "Keto jane hapa teper te rendesishem qe duhen hedhur dhe une sapo vij nga Veriu i Shqiperise, Kosova dhe jam shume krenar sot per kete bashkepunim me mikun tim, Kadri Morina".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›