Nis gara për Çmimin Katarina Josipi

Në mesin e kritereve për pjesëmarrje janë se, autori mund të konkurrojë me më së shumti dy drama të përfunduara (jo më të shkurtra se 50 minuta) të të gjitha zhanreve; temat e as numri i personazheve nuk janë të kufizuara; dramat duhet të jenë origjinale, të shkruara pas vitit 2000, të pabotuara dhe të painskenuara më parë;
Tri dramat e para do të shpërblehen me tre çmime – a para me 3,600 euro, e dyta me 2,400 euro dhe e treta me 1,200 euro.
Po ashtu, tri dramat e para do të shpërblehen edhe me të drejtën e leximeve skenike në TKK.
Sipas njoftimit të TKK, drama që fiton vendin e parë, konsiderohet si dramë potenciale për inskenim në TKK në ndonjërën nga sezonet e ardhshme, ndërkohë që tri dramat fituese do të botohen edhe në një edicion special në gjuhën shqipe dhe angleze.
Dramat duhet të dërgohen në adresë të TKK (Teatri Kombëtar i Kosovës, Sheshi Nëna Terezë, nr.21, Prishtinë, Kosovë), ose përmes postës elektronike, në: [email protected] /* */ Dramat duhet të dorëzohen në tri kopje, me mbishkrimin “Konkursi për Dramë Kombëtare Katarina Josipi-2012”. Autorët e dramave konkurruese duhet të nënshkruhen me shifër.
Shifrat fituese do të shpallen në media për konfirmimin e emrave fitues. Për konfirmimin e shifrës, autori duhet të sjell si dëshmi dramën e tij origjinale.
Konkursi konsiderohet i hapur që nga dita e publikimit të konkursit (pra nga data 25 shtator), ndërkaq mbyllet zyrtarisht me 25 dhjetor 2012. Dramat e arritura pas kësaj date nuk shqyrtohen fare.
Ndryshe, Konkursi për Dramë Kombëtare “Katarina Josipi– 2012” mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.