E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi vazhdon me Barcelonën

Barcelona e ka ndërmend t’ia vazhdojë kontratën Xavi Hernandezit. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Ivan Corretja për 'Esport3'.

Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2014 dhe klubi Blaugrana nuk dëshiron të rrezikojë.

“Klubi na ka komunikuar se e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën dhe ta përmirësojë aspektin ekonomik. Jemi të kënaqur për këtë dhe presim të takohemi me ta. Ndërmjet nesh nuk ka pasur kurrë probleme dhe jam i sigurt se nuk do të ketë as në këtë rast”, shpjegoi menaxheri i Xavit. Përfaqësuesi spanjoll është truri i ekipit të Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›