“Newsweek”: Obama, Reagani i demokratëve

Pasi kritikoi ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara me titullin “Obama, ik në shtëpi”, e përjavshmja “Newsweek” ka ndërruar kurs.
Tani, ajo jo vetëm që është rreshtuar përkrah personelit të Shtëpisë së Bardhë për rizgjedhjen e tij, por shkon edhe më tej duke e cilësuar si “Ronald Reagani i demokratëve”.
Kopertina e revistës i është besuar Andrew Sullivan, një konservator i penduar, sipas të cilit në katër vitet e ardhshme Obama mund të ndryshojë rrënjësisht Amerikën.
Sipas sondazheve të fundit, presidenti Barack Obama kryeson me jo pak pikë ndaj rivalit republikan Mitt Romney në tri shtete kyçe.
Rezultati më i rëndësishëm, sipas një sondazhi të “Wall Street Journal” dhe “ABC News” të publikuar të enjten, u regjistrua në Iowa, ku presidenti kryeson me 8 pikë epërsi.