E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remi: Nuk ka pasur torturime

(E plotësuar) Ka përfunduar seanca gjyqësore në rastin “Grupi i Llapit”. Para gjyqtarit dëshminë e ka dhënë edhe Rrustem Mustafa-Remi.

Ai ka thënë se është e vërtetë që UÇK-ja ka ndaluar njerëz në kamp, por ata nuk janë intervistuar e as torturuar.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet me datën 3 prill nëse sigurohet dëshmitari "7”.

-----

Në Gjykatën e Apelit rreth orës 10 e 30 minuta ka filluar gjykimi ndaj “Grupit të Llapit”.

Gazetari i Indeksonline raporton nga gjykata se, në këto momente dëshminë e tij para trupit gjykues është duke e dhënë i pandehuri Nazif Mehmeti.

Mehmeti ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura kundër tij nga Prokuroria Speciale e EULEX-it. Seanca pritet të përfundoj rreth orës 13:00. 

Ndryshe, Gjykata Supreme ka konstatuar se Gjykata e Qarkut e Prishtinës, në aktgjykimin e shpallur në tetor të 2009-s ka pasur shkelje procedurale nga kolegji gjyqësor.

Supremja kishte anuluar dënimin e “Grupit të Llapit”. Latif Gashi ishte dënuar nga shkalla e parë me gjashtë vjet burgim, Rrustem Mustafa me katër dhe Nazif Mehmeti me tre vjet.

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›