E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish Ministri serb Goran Svilanoviç në Prishtinë

Në një konferencë të organizuar nga Bashkimi Europian, Zyra në Prishtinë, po merr pjesë edhe ish ministri i Jashtëm i Serbisë, Goran Svilanovic, që aktualisht është Sekretar Gjeneral i RCC.

Në këtë konferencë po merr pjesë pos tjerash edhe zv. Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, dhe shefi i Zyrës së BE'së në Kosovë, Samuel Zhbogar si dhe përfaqësuesit e ambasadave kryesore në Prishtinë.
Temë e diskutimit në këtë konferencë është bashkëpunimi rajonal si rrugë drejt integrimit europian.

Debatuesit janë përqendruar posaçërisht në mundësinë e një arritje të një marrëveshjeje në mes të Serbisë dhe të Kosovës, si një mundësi të artë për të dyja vendet.

Svilanovic, i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë në kohën e kryeministrit të ndjerë Zoren Djindjic, ka thënë se ky është një vit i arte për të realizuar këtë mundësi, sepse në vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në mbarë Europën, duke përfshirë edhe Gjermaninë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›