E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja e Iranit diskutohet me 5 mars

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi se do të mbaj  një takim me presidentin amerikan, Barak Obama me 5 mars, ku do të diskutojnë mbi programin bërthamor të Iranit.

“Irani po vazhdon progresin në programin e tij bërthamor. Ai vend po sfidon dhe injoron me arrogancë vendimet e komunitetit ndërkombëtar”, ka theksuar Netanjahu në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Frika e perëndimit për është gjithnjë e më e madhe, ndërkohë që flitet se Irani do të vendosë mijëra centrifuga të “gjeneratës së re” në centralin e fortifikuar të Komit, një diplomat Iranian ka bërë me dije lajmin , duke theksuar se kështu mund të përshpejtohet pasurimi i uraniumit, përmes të cilit prodhohet si energjia ashtu edhe bomba atomike.

Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) nuk ka bërë asnjë koment pas publikimit të kësaj deklarate. Inspektorët e saj pritet të vizitojnë Teheranin këtë javë, pasi iu ndalua hyrja në disa prej centraleve gjatë vizitës së fundit . Ndërkohë që sa vijnë dhe shtohen spekulimet për një sulm të mundshëm të izraelit ndaj Iranit.

Kryeministri rus, Vladimir Putin është shprehur i shqetësuar për “kërcënimin në rritje” për vendin islamik, duke thënë se kjo do të kishte pasoja me të vërtetë katastrofike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›