E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjyqi ndaj ish-specialistit të Kryeministrisë

Në seancën e sotme, avokati mbrojtës në emër të klientit të tij, ka kërkuar dosjen hetimore të Prokurorisë në ngarkim të tij.

Dosja në ngarkim të Armando Kasajt u dërgua e veçuar nga tre të bashkëpandehurit e tij, Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume. Akuza penale e ngritur nga Prokuroria për Kasajn është ajo e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dosjet e akuzës u depozituan në Gjykatën e Tiranës më 21 prill të këtij viti. Kasaj akuzohet nga Prokuroria se ka kryer fshirjen e pamjeve filmike të kamerave të Kryeministrisë, të cilat ishin ruajtur në serverin e lidhur me sistemin e vëzhgimit të godinës së qeverisë gjatë demonstratës së 21 janarit. /Start/

                                                                                             2012-06-12 14:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›