Presidenti Nishani: Kontaktet me opozitën në Parlament

Ai bëri deklaratën e parë publike si i zgjedhur në krye të Shtetit, ndërsa zhvilloi një takim me stafin e Ministrisë së Brendshme.
"Unë besoj që nuk ka nevojë për takime zyrtare para se të marr detyrën. Partia Socialiste është forca e dytë në Parlament, deputetët e saj janë në Parlament dhe kontakti do të jetë në Parlament në momentin e betimit dhe më pas pa dyshim që kontaktet e mia do të jenë normale", tha Nishani.
Presidenti i ri i vendit shprehet se ka marrë urime edhe nga deputetët e majtë. Ai u zgjodh një ditë më parë me 73 vota të deputetëve në Parlament.
Ndryshe, nga takimit të sotëm me stafin e Ministrisë së Brendshme që Nishani e ka drejtuar deri më tani, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe punën e bërë gjatë këtyre viteve. "Kemi të gjithë të drejtën që të jemi krenarë për përpjekjet tona dhe punën tonë", tha Nishani, duke folur për arritjet në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, për regjistrin elektronik, pasaportat biometrike dhe luftën kundër krimit. /Start/
2012-06-12 13:48