E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OKB-së: Në Siri, fëmijët përdoren si mburoja njerëzore

Përfaqësuesja speciale e OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura tha se në Siri fëmijët torturohen në paraburgim dhe vriten në masakra.

Raporti thotë se të njëjtën gjë bëjnë edhe forcat kryengritëse në linjën e frontit. Në një zhvillim të ndarë, SHBA-të kanë akuzuar Sirinë se po planifikon një tjetër masakër ndërkohë që shefi i OKB-së dënoi dhunën në rritje.

Përfaqësuesja speciale e OKB-së, Radhika Coomaraswamy, tha për “BBC”-në se skuadra e saj ishte kthyer nga Siria me “raporte të tmerrshme”.

Ajo tha se kurrë më parë nuk kishte para një vend ku fëmijët të ishin përdorur në këtë mënyrë në një konflikt të armatosur.

“Shumë ish-ushtarë na folën rreth bombardimeve në zona civile, ku kanë shikuar tek vriteshin dhe gjymtoheshin fëmijët dhe të rinjtë”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-06-12 12:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›