Shtyhet mbledhja e KLD-së për nënkryetarin e ri

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shtyn sërish zgjedhjen e nënkryetarit të ri të këtij insitucioni, pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut.
Burime për “Ora News” pranë këtij insitucioni bëjnë me dije se mbledhja e KLD-së e cila ishte parashikuar të zhvillohej nesër është shtyrë për një afat ende të pacaktuar.
Shkak për shtyrjen është bërë vizita e presidentit Bamir Topi në Maqedoni.