E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blendi Klosi PS do ta mbroje voten e zgjedhjeve te vitit 2013

Në kongresin e ardhshëm të socialistëve do të ngrihet një strukturë e re brenda kësaj force politike që do të ketë si detyrë të saj, mbrojtjen e votës në zgjedhjet e vitit 2013.

Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, thotë se kjo strukturë e re e opozitës vjen si pasojë e mungesës së angazhimit të institucioneve shtetërore në dy vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare, Partia Socialiste ka pasur gjithnjë të angazhuar një grupim personash që vepronin në mbrojtje të votës.

Ndërkohë, në kongresin e 5 tetorit pritet që Sekretari Organizativ Blendi Klosi së bashku me disa nga delegatët e Durrësit të propozojë që kongresi të vendosë zyrtarisht që Opozita e Bashkuar, paraqet Edi Ramën si kryeministër të vendit për të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo ato qofshin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›