Nis hetimi për 53-vjeçarin pasi kanosi 46-vjeçarin
Shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë kanë filluar proçedimin penal për shtetasin Agim Mekollari, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Procedimi penal ndaj tij ka filluar, pasi në rrugën "Luigj Gurakuqi", dyshohet se ka kanosur shtetasin Sefer Kalemi, 46 vjec, banues në Tepelenë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të "Kanosjes".