E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bie tavani te "Petro Nini" s'ka të plagosur

TIRANE-  Një sipërfaqe tavani prej 5 metra katror është shkëputur nga tavani i njërës prej klasave të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Incidenti ka ndodhur sot paradite gjatë kohës kur nxënësit ishin në mësim, por autoritetet e shkollës kanë thënë se Fatmirësisht nuk pati dëmtime të nxënësve.

Drejtoresha e shkollës Mimoza Verzivolli e cituar nga atsh, ka thënë se incidenti ndodhi rreth orës 13.10, në orën e gjashtë të programit mësimor, në katin e dytë në një prej korridorëve anësorë.
Verzivolli tregoi se tani firma që ka rikonstruktuar shkollën vitin e kaluar, po punon për rregullimin e tavanit.

Për sigurinë e nxënësve, Verzivoli gjykon se nevojitet një ekspertizë për punimet e kryera nga firma.
Rikonstruksioni i "Petro Nini Luarasit”, pjesë e territorit të Njësisë Bashkiake nr.5 u mundësua nga Bashkia e Tiranës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›