E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rizolopus:Marrëdhëniet Shqipëri- Greqi janë keqintepretuar

GJIROKASTER- Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi mbeten të mira. Këtë ka dashur të konfirmojë konsullit grek në Gjirokaster Joanis Rizopulos, në aktivitetin e organizuar me rastin e 190 vjetorit të pavarësisë së Greqisë.

Aktiviteti u organizua mbrëmë si bashkëpunim i bashkisë së Gjirokastrës dhe konsullatës greke në qytetin Jugor.

Në vazhdim të deklaratës së tij konsulli Rizolopus ka nënvizuar se kohët e fundit këto marrëdhënie janë keq interpretuar nga përfaqësues të shoqërise civile dhe të medias, duke krijuar një frymë jo të mirë.

“Nuk janë zëra të vecuara por kohët e fundit shohim një pjesë të shtypit dhe një pjesë të intelektualëve shqiptarë që ti referohen marrëdhënieve- shqiptaro greke.”- ka thënë konsulli grek në Gjirokastër, i cili ka preferuar të mos komentojë thirrjet antishqiptare të kolegut të tij, në Korcë, konsullit Ikonomus.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Konsulli grek Rizopulos: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi mbeten të mira

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›