Pranga 21-vjeçarit, kryente vjedhje në Tiranë dhe Durrës
Nga shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, bënë të mundur dokumentimin ligjor të vjedhjes së banesës së një shtetasi ndodhur më datë 13 janar të vitit 2008 në rrugën "Mihal Grameno" në Tiranë.
Nga puna hetimore e kryer rezulton se autor në këtë vjedhje është shtetasi Spartak Qoku, 21 vjec, banues në Tiranë, i cili tashmë eshte i arrestuar, pasi ky shtetas dyshohet për kryerjen e një sërë vjedhjesh ntë ndodhura në Tiranë dhe në qytetin e Durrësit.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të bashkalidhur të gjitha procedimet e kryera prej tij.