Vijojnë hetimet për kokainën,biznesmeni: S’kam dijeni
TIRANE-"Jam vetëm një viktimë e gjithë kësaj loje!” Kaq mundet të thotë biznesmeni gjirokastrit, Kristaq Kotro, pronar i kompanisë “Merentino”. Është shoqëruar nga policia së bashku me ortakun e tij, Dhori Simo, si të dyshuar për trafik kokaine nga Kolumbia drejt Shqipërisë, fill sapo një maune e ngarkuar me vaj palme ka mbërritur në dyert e kompanisë. Sipas prokurorisë, sasia prej 200 kilogramësh drogë ishte tretur në vajin që shërbente për prodhimin e kroasantëve. Nuk ka vonuar shumë dhe bosi i “Merentinos” së bashku me administratorin Simo janë lënë të lirë, pasi ka rezultuar se nuk kishin lidhje me rrjetin e trafikut të kokainës. Biznesmeni gjirokastrit shpjegon se ishte ai pritësi i vajit të palmës, por nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës. Në një intervistë për “GSH”, biznesmeni Kotro tregon se pasditen e 21 marsit pranë kompanisë së tij kanë mbërritur dhjetëra forca policie dhe e kanë shoqëruar drejt Tiranës së bashku me ortakun Simo. “Në momentin e ndalimit nuk e kuptuam fare se çfarë po ndodhte. Na sollën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Jemi pyetur dhe më pas u lamë të lirë”, - shpjegon ai. Për biznesmenin, pak rëndësi ka se çfarë bën policia, ajo çfarë e shqetëson është emri i njollosur i kompanisë...
Z.Kotro, jeni ndaluar si i dyshuar për trafik kokaine nga Kolumbia drejt Shqipërisë, madje të një sasie prej 200 kg sikurse ka deklaruar prokuroria. Në fakt, ç’ka ndodhur?
Është e vërtetë që jam ndaluar pasditen e së hënës. Policia e Shtetit mbërriti këtu e organizuar, me makina e policë të maskuar. Na morën së bashku me ortakun tim, Dhori Simo dhe na transferuan për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kemi mbërritur rreth orës 21:50. Ne prisnim një kontenier vaji, i cili shërben për prodhimin e kroasantëve. Unë isha pritësi i mallit dhe dija që vaji është marrë në një kompani belge.
Për çfarë ju ndaluan?
Në momentin e ndalimit nuk kuptuam gjë fare. Kishte forca të shumta policie. Mund të them që policia u soll mirë. Pastaj na morën në pyetje dhe kuptuam se bëhej fjalë për drogë.
Zyrtarisht, prokuroria ka deklaruar se droga ishte tretur në vaj palme. Ju kishit porositur ndonjë sasi vaji?
Unë isha pritësi i mallit. Dija që vaji do të merrej në një kompani në Belgjikë. Lekët nuk i kisha paguar, pasi nuk e dija nëse do të më pëlqente vaji.
Ku ndodhet sasia e vajit të palmës që erdhi nga Belgjika?
Policia më shoqëroi mua, ortakun tim, Simo, një shofer maqedonas dhe gruan e tij. Drejt Tiranës u soll dhe maunia ku ndodhej sasia e vajit të palmës. Unë nuk e pashë fare mallin.
E njihnit shoferin maqedonas?
Jo, s’e njihja. Di që është liruar bashkë me gruan pak para se të dilnim ne nga drejtoria e policisë.
Po Dhimitros Harinos, që sipas prokurorisë është porositësi i mallit, e njihni?
Jo. Nuk e njoh. Nuk di asgjë për të.
Thuhet se në vajin e palmës ndodhej një sasi prej 200 kg kokainë. Ju çfarë mund të na thoni për këtë?
Le ta gjejë policia. Mbase ka ngatërruar kontenier. Unë s’kam lidhje me asnjë rrjet trafiku. Biznesi im është njollosur. Kjo si rregullohet? Për të tjerat, as që më intereson.
Keni pasur ndonjëherë probleme në biznes?
Asnjëherë nuk kemi pasur probleme.
Jemi në prag të zgjedhjeve vendore. Ndalimi juaj mos është bërë për shkak të ndonjë prapaskene politike?
Nuk jam marrë me politikë dhe nuk ka aspak lidhje me këtë.
Na thoni dy fjalë për kompaninë tuaj?
Ne jemi një kompani që kemi 300 punëtorë. Prodhojmë në Shqipëri kroasantë, biskota, amareta. Operojmë jo vetëm në tregun vendas por edhe të Kosovës, si dhe në vendet e BE-së.
(Intervista e Klodiana Lala eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)