E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri, ecja e parë vjetore

Ecja e parë vjetore për vetëdijësimin ndaj kancerit të gjirit u zhvillua dje pasdite, me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve përgjatë sheshit "Nënë Tereza" në Prishtinë, të ftuar nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë. "Kanceri i gjirit nuk njeh kufi", tha ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kaidanov, duke dhënë mesazhin e angazhimeve për luftimin e kësaj sëmundje. "Gratë janë zemra e një familjeje. Kjo sëmundje shkatërruese prek jetën e viktimës, por edhe shoqërisë në përgjithësi, prandaj ne duhet ta luftojmë", shtoi ajo. Në Kosovë nuk ka statistika se sa është numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit, u tha gjatë kësaj veprimtarie ndërgjegjësuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›