E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Javes qe vjen do te fillojme konsultimet me mesuesit"

Kryetari i Sindikates se Arsimtareve, Xhaferr Dobrusha, shprehet se eshte njohur me problemin e shkurtimeve apo te emerimit te mesuesve te rinj, porse, per momentin, nuk kane filluar konsultimet me anetaret e sindikates. Nje gje e tille pritet qe te behet javen e ardhshme. Domosdoshmeria per te biseduar dhe per te diskutuar me mesuesit, por edhe perfaqesuesit e Ministrise se Arsimit apo te Drejtorive Arsimore te rretheve, vjen pas "frikes" se arsimtaret mund te preken nga keto ndryshime. Per te shmangur nje gje te tille, si dhe per te bere nje "thithje" sa me te drejte te mesuesve te rinj, Sindikata e Arsimit do te beje perpjekje per te komunikuar dhe per t'u informuar hollesisht mbi levizjet e reja qe do te behen. Tensioni midis arsimtareve tashme eshte bere mjaft i prekshem. Te gjithe ata qe bejne pjese ne arsimin e mesem kane filluar te mendojne ndonje opsion tjeter per vend pune, duke deklaruar se "nuk i dihet". Pasiguria e tyre duket teksa ata kerkojne takime te pafundme me drejtoreshen e Drejtorise Arsimore te Tiranes, Arjana Bekteshi. Ajo i ka siguruar qe do te beje te pamunduren brenda kornizave ligjore qe te beje rishperndarje te tyre. Por te mos heqe nga puna asnje per arsimtareve.

"Kodi i Etikes"

Paralelisht me ceshtjen e mesuesve, qe rrezikojne heqjen nga puna, ceshtjes se pensioneve, rritjes se pagave, kryetari i Sindikates se Arsimit, Xhaferr Dobrusha, thote se eshte marre edhe me Kodin e Etikes se Mesuesit. Ai eshte ne prag te miratimit dhe kjo do te ndryshoje shume gjera ne arsim. Kodi ne fjale do te jete nje rregullator i marredhenieve mes mesuesve, nxenesve, apo edhe prinderve te tyre", thote ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›