E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: Ministri i Shendetesise te realizoje reformat

Reforma ne shendetesi kerkon nje menaxhim te mire, sidomos nga Ministria e Shendetesise, e cila eshte edhe aktori kryesor ne kryerjen e tyre. Ish-ministri i Shendetesise, Tritan Shehu, e sheh ndryshimin e gjithe sistemit shendetesor me zgjerimin dhe shtimin e skemes se sigurimeve shendetesore nga 3,4 per qind qe eshte aktualisht ne 7,4 per qind, po keshtu privatizimin e disa sektoreve shendetesore, si dhe ndryshimin e sektorit privat dhe atij shteteror. "Elementi baze eshte zgjerimi i skemes se sigurimeve edhe kontributeve shendetesore nga 3,4 ne 7,4 per qind. E dyta, qe eshte e rendesishme, eshte edhe futja e pagesave fakultative ne sigurimet shendetesore dhe e treta, eshte krijimi dhe decentralizimi i Qendres Spitalore Universitare. Kjo do te rrise edhe rolin e pushtetit lokal, duke e kaluar spitalin ne nje ndermarrje", eshte shprehur kryetari i Komisionit parlamentar te Shendetesise, Tritan Shehu. Sipas tij, te gjitha keto reforma realizohen ne nje plan afatmesem, dhe ai qe luan rolin kyc eshte ministri i Shendetesise dhe menaxhimi qe ai i ben sektorit. Keto deklarata vijne pasi sistemi yne shendetesor po perballet me nje krize te thelle, duke perfshire mungesen e medikamenteve baze, apo te aparaturave me te domosdoshme.

Inspektorati sanitar ka konstatuar se pasticerite nuk plotesojne kushtet e duhura higjieno-sanitare


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›