E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis magjia e Ligës së Kampioneve, ndeshjet e para

Skuadrat pretendente treguan “dhëmbët” që në këto ndeshje, ku objektivin nuk e arriti dot vetëm Juventusi dhe Atletiko e Madridit.

“Zonja e Vjetër” e futbollit italian mori një barazim 1-1 përballë Bordosë brenda në fushën vet, në përballjen e vlefshme për grupin A. Po në këtë grup, Bajerni arriti të marrë një fitore të thellë 3-0 në transfertën e modestëve të Makabi Haifas.

Në grupin B, nënkampionët në fuqi të Evropës, Mancester Junaited arritën të fitonin në Stamboll përballë vendasve të Beshiktashit me rezultatin 1-0. Ndërkohë, Volfsburgu e nis mbarë aventurën në këtë kompeticion duke mposhtur CSKA e Moskës me rezultatin 3-1.

Grupi C, i cili tërhoqi edhe vëmendjen kryesore këtë mbrëmje, riktheu fuqishëm superfuqitë evropiane, Milanin dhe Realin e Madridit. Italianët mund të marrin frymë thellë pas fitores 2-1 në transfertën e vështirë të Marsejës. Ndërkohë që Reali “galaktik” shpatalloi po në transfertë modestët e Zyrihut me rezultatin 5-2.

Një surprizë e këndshme për të gjithë shqiptarët vjen nga Madridi, ku Apoel Nikosia e Altin Haxhit arriti të marrë një barazim inkurajues 0-0 përballë vendasve të Atletikos. Celsi i Karlo Ancelotit e nis në mënyrën më të mirë aventurën e këtij sezoni me fitoren 1-0 të arritur përballë rivalëve të Portos.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultat e ndeshjeve të para për grupet A, B, C dhe D.

Grupi A

Juventus 1-1 Bordo
Makabi Haifa 0-3 Bajern M.

Grupi B

Beshiktash 0-1 Mancester U.
Volfsburg 3-1 CSKA e Moskës

Grupi C

Marsej 1-2 Milan
Zyrih 2-5 Real Madrid

Grupi D

Atletiko Madrid 0-0 Apoel Nikosia
Celsi 1-0 Porto

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›