Nis mbledhja e KQZ-se tension para saj deputetet e PS-se kalojne gardhin

Tensionohet situata para selisë së KQZ-së mëngjesin e sotëm. Një grumbull i madh deputetësh të PS-së, mbështetës të saj dhe militantë të ardhur nga rrethet janë afruar gardhit të KQZ-së në përpjekje për të hyrë brenda.
Deputetët e Partisë Socialiste dhe militantët e PS janë duke u konfrontuar fizikisht këto momente me punonjësit e policisë për të hyrë brenda ambienteve të KQZ-së. Deputetët, Saimir Tahir dhe Taulant Balla janë afruar në rreshtin e parë të forcave të rendit dhe po debatojnë me oficerin përgjegjës. Ndërkohë që mbështetësit e PS po shtyjnë gardhin e policëve. Ndërkohë që deputetë e PS, si Dashnor Peza e Paulin Sterkaj e Gazmir Bizhga, Taulant Balla, Tom Doshi kanë arritur të kapërcejnë gardhin dhe kanë hyrë në oborrin e KQZ-së.
Punonjësit e policisë kanë informuar deputetët mbi vendimin e KQZ për të mos lejuar praninë e personave që nuk janë akredituar në këtë institucion. Socialistët kërkojnë të hyjnë brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të qenë të pranishëm në seancën ku do të merret vendimi për numërimin e fletëve të votimit.
Ndërkohë që KQZ ka marrë vendim për të mos lejuar deputetët të jenë të pranishëm, për shkak të pengimit të punës dhe incidenteve që ndodhën dje.
Ndërkohë KQZ ka nisur mbledhjen e saj për të vazhduar shqyrtimin pr/aktit i cili synon të vlerësojë si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të gjendura në kutitë e gabuara.