Poliklinikat, pagë shpërblim mjekëve
28/12/2011 Përfitojnë 2000 mjekë, 6600 infermierë e 750 punonjës sanitarë, shoferë, ekonomistë
ISKSH, shpërblimet sipas punës së bërë. Detajohen edhe kontratat e reja për 2012 –ën
Një pagë shpërblim për të gjithë punonjësit e poliklinikave në vend. Pas vlerësimit të punës së bërë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore ka miratuar kalimin e fondeve të shpërblimit të fundvitit për më shumë se 9350 punonjës të këtyre qendrave, që për të pestin vit radhazi shpërblehen në bazë të punës së kryer dhe cilësisë së shërbimit që u ofrojnë pacientëve. Krahas fondeve të shpërblimit nga Këshilli Administrativi i ISKSH-së janë miratuar edhe kushtet e reja të kontratave që do të lidhen me poliklinikat për vitin e ardhshëm.
Shpërblimi
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar poliklinikat, si rezultat i rritjes së numrit të vizitave, kanë arritur të tërheqin rreth 70 milionë lekë më shumë, ndërsa si rezultat i plotësimit të indikatorëve të bonusit kanë tërhequr 158 milionë lekë më shumë. Për 6-mujorin e dytë të këtij viti parashikohet të shpërndahen rreth 310 milionë lekë vetëm për shpërblimet. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës të qendrave shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 mjekë familjeje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitarë, shoferë, ekonomistë. Fondet për përballimin e shpërblimeve janë transferuar tashmë në pjesën më të madhe të llogarive bankare të secilës poliklinikë, që duhet të veprojnë menjëherë për shpërndarjen e tyre brenda muajit dhjetor. Duke u mbështetur në realizimin e treguesve shëndetësorë, të performancës së cilësisë për këtë vit rezulton se 416 qendrat shëndetësore do të përfitojnë deri në një pagesë tjetër. Sipas rajoneve, rezulton se përfitojnë më shumë pagesë shtesë punonjësit e rajoneve të Beratit, Dibrës, Durrës, Fier, Korçë, Vlorë, Tiranë, që kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë e performancës.
Kontratat
Vëmendja më e madhe në kontratat që do të lidhen me këto qendra për 2012-n do t’u kushtohet elementeve që ndikojnë në konsolidimin e menaxhimit të poliklinikës, si një entitet publik përgjegjës për shërbimin ndaj popullatës që është regjistruar pranë saj. Kështu, menaxhimi i regjistrit elektronik të pacientëve do të jetë përgjegjësi e qendrës, e cila do të përditësojë të dhënat e pacientëve. Gjithashtu procesi i transferimit të pacientëve nga një mjek te një tjetër, ose nga njëra poliklinikë në tjetrën do të jetë më i thjeshtë për pacientët. Po ashtu me qëllim përgjigjen në kohë ndaj ankesave dhe problemeve të pacienteve që depozitohen në kutinë e ankesave, që është e pranishme në çdo qendër, është vendosur si detyrim që kutia të hapet një herë në javë.
Dreka festive
Basha me komunitetet fetare
Duke e cilësuar si një dhuratë të çmuar të Zotit, harmoninë dhe bashkëjetesën fetare mes shqiptarëve, kryebashkiaku Lulzim Basha i ka siguruar drejtuesit e bashkësive fetare se në projektet e vitit të ardhshëm secili prej komuniteteve do të gjejë te bashkia një partner të drejtë e të besueshëm. I pranishëm si i ftuar nderi në drekën e shtruar me rastin e festave të fundvitit me drejtuesit e bashkësive fetare në vend, kryebashkiaku ka vlerësuar se shpirti festiv i Tiranës përfaqësohet më së miri në ndërthurjen e simboleve fetare në sheshin e kryeqytetit shqiptar. “Mjafton t’i hedhim sytë në sheshin “Skënderbej”, ku me rënien e muzgut ndriçojnë krahas njëra-tjetrës edhe minarja e Xhamisë së Ethem Beut, edhe pema e Krishtlindjes, edhe kulla e re e Kishës Ortodokse dhe ku ndërthuren kambanat e kishave me këngën e myezinit, që fton për lutje besimtarët, pra shpirti festiv i Tiranës përfaqësohet më së miri në këtë ndërthurje të mrekullueshme, në këtë dhuratë të çmuar të Zotit, që është harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve, vëllezër dhe motra të bashkuar me festat, të bashkuar në identitet, të bashkuar në qëllimet tona për një vit më të mbarë dhe gjithsecili feston sipas mënyrës së vet”, - ka deklaruar Basha gjatë drekës festive.
Panariti
Tregjet nën monitorim
deri më 31 dhjetor
Ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme monitorimi i tregjeve me shumicë e pakicë në kryeqytet, për t’i prerë rrugë abuzimit me çmimet, ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve. Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave dhe Policia Bashkiake së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave kanë shtuar praninë e inspektorëve të tyre nëpër tregjet e kryeqytetit në këtë prag të fundit të viti, ku vitet e shkuara është vënë re edhe abuzimi më i madh me çmimet. I pranishëm në monitorimet e ditës së djeshme ishte nënkryetari Panariti, që ka deklaruar se nuk është vënë re ndonjë rritje e çmimeve gjatë këtyre ditëve.
Dy autoambulanca në shesh gjatë natës festive
Nata e ndërrimit të viteve,
urgjencat në gatishmëri
Urgjencat e poliklinikat në vend vihen në gjendje gatishmërie për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor në këtë prag të ndërrimit të viteve. Për këtë ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka mbledhur dje të gjithë drejtuesit e shërbimeve, duke u kërkuar shtimin e masave dhe gjendjes së gatishmërisë, referuar edhe fluksit të lartë të pacientëve që janë paraqitur në këto ditë me komplikacione të virozave. Në prag të ndërrimit të viteve këto institucione do të qëndrojnë të hapura 24 orë, ku do të punohet me personel të shtuar. Ndërsa në qendër të Tiranës, ku pritet të zhvillohen në mesnatë festimet kryesore, do të qëndrojnë dhe dy autoambulanca. "Shërbimi ka marrë urdhër të prerë që të ketë një gatishmëri të përforcuar lidhur me dhënien e këtij shërbimi që nga qendrat spitalore universitare të Tiranës deri të spitalet rajonale. Këto shërbime do të jenë të përforcuara me personel, të tëra farmacitë e qendrave të urgjencës kanë rifreskuar rezervat e tyre për të pasur në dispozicion gjithë rezervën e medikamenteve të domosdoshme. Ka pasur një verifikim të aparaturave, të cilat japin ndihmën e parë, në mënyrë që funksionimi i tyre të jetë tërësisht i plotë", - tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë. Nga ana tjetër, Vasili u kërkoi qytetarëve përkujdesje gjatë festave të fundvitit, sidomos të sëmurët kronikë, të moshuarit, por edhe të rinjtë që qëndrojnë në orët e vona të natës duke festuar me fishekzjarrë. “Vetë qytetarët të kenë përkujdesjet e tyre. Të sëmurët kronikë, që vuajnë nga sëmundje kronike të njohura, si sëmundje të zemrës, diabetit etj., është vendi për të tërhequr vëmendjen që festat të mos jenë moment i shkujdesjes së tyre ndaj shëndetit të tyre, duke mos abuzuar me ushqimet”, - ka pohuar Vasili