Bosnjë: Partitë politike bien dakort për “qeveri qendrore”

Partitë kryesore myslimane, serbe dhe kroate në Bosnje kanë rënë dakort për formimin e një qeverie qëndrore.Lajmi u konfirmua nga Agjencia e lajmeve, AFP, e cila citon Sulejman Tihiç, kryetarin e partisë myslimane, SDA, i cili ka thënë gjatë një konference për shtyp në Sarajevë se kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie qendrore.
Ndërkohë lideri boshnjak, Millorad Dodik citohet ta ketë vlerësuar marrëveshjen si një fitore për "kompromis dhe mirëkuptim", pas disa muajsh mosmarrëveshjesh.
Marrëveshja i jep fund një krize politike 14 mujore, e cila ka paralizuar vendin dhe e ka bllokuar integrimin në Bashkimin Evropian, si dhe shpresat e vendit për të hyrë në NATO.