Nis ndërtimi i Bulevardit të Tiranës, Basha: Ne flasim me vepra, jo premtime shterpë
Bulevardi i ri i Tiranes, nje projekt mjaft ambicioz ky i lancuar nga Bashkia e Tiranes, inicioi sot fazen e ndertimit te tij. I pranishëm në ceremoninë e inagurimit të nisjes së punimeve, kreu i bashkisë së Tiranës, njëherësh dhe kryetar i PD, Lulzim Basha, tha se sot nis një transformim i madh për kryeqytetin, në funksion të modernizimit të saj.
Kryebashkiaku gjithashtu theksoi se me nisjen e punimeve për bulevardin e ri, i hapet rrugë gjenerimit të mijëra vendeve të reja të punës për kryeqytetasit.
Ndërsa nënvizoi se ky projekt është fryt i një përpjekje 2-vjeçare të Bashkisë së Tiranës, Basha nuk harroi të bëjë dhe ndryshimin me kundërshtarin politik, duke theksuar se forca që ai tashmë drejton flet me vepra dhe jo premtime shterpë.
Ndërkaq marrë shkas dhe nga protestat e disa pronarëve gjatë ditës së sotme për vlerën e shpronësimit, Basha garantoi se do të kompensohen me vlerat e tregut, në mënyrë që edhe ata të ndjehen bashaksionerë të kësaj vepre madhore.