E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ne KQZ numerimi i votave te kontestuara kryeson Basha

Sapo ka nisur në KQZ numërimi për njësinë nr. 4, KZAZ-ja 48.  Deri tani kandidati i "Aleancës për Qytetarin" Lulzim Basha kryeson me 78 vota më shumë se Edi Rama. Gjatë paradites së djeshme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve numëroi votat e hedhura gabim për zgjedhjet lokale tëTiranë në njësinë Nr.2.

Në total u numëruan 190 kuti të kësaj njësia, ku u gjetën 19 vota për Lulzim Bashën dhe 10 vota për Edi Ramën.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve filloi dje procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Në ditën e djeshme rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.

Kjo e coi diferencen mes te dyve në 83 vota një ditë më parë. Numërimi bëhet nga 8 grupe njëkohësisht. Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ-së dhe do të hapë katër kutitë e së njëjtës qendër votimi.

Votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen, do t’i njoftohen KQZ-së për t’i pasqyruar në tabelë.

Për çdo tavolinë ky proçes ndiqet edhe nga dy vëzhgues të PD-së dhe PS-së.

Për fletët e hedhura gabim shikohet zarfi ku janë futur fletëvotimet e kontestuara. Gjithsej do të hapen 1793 kuti për të numëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›