Lesi Ky sezon turistik sukses ne thithjen e turisteve

Turizmi vlerësohet si një ndër sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare dhe si prioritar për të ardhmen.
Viti 2010 ka shënuar një bilanc dhe arritje mjaft pozitive për turizmin shqiptar. Sipas Zëvendës Ministrit të Turizmit Nikoll Lesi edhe ky sezon turistik i cili sapo ka nisur i ka të gjitha gjasat që të shënojë një sukses në thithjen e turistëve, madje është për t’u vlerësuar fakti se as protestat e opozitës nuk kanë ndikuar negativisht në këtë sektor, por përkundrazi ka rritur numrin e turistëve në vendet bregdetare dhe malore të vendit tonë.
Përmirësimet në infrastrukturë dhe në zhvillimin e rrugëve janë më së shumti në krye të përvojave pozitive të vendit tonë. Zhvillimi i turizmit në Shqipëri, sipas zv. Ministrit Lesi, është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Viti 2010 ka shënuar arritje të konsiderueshme në vlerësimin e turizmit në vendin tonë, ndërkohë 2011-ta mbetet një sfidë e cila synon vetëm cilësinë. Aktualisht ai tha se po punohet për një ligj të ri i cili do të jetë i qëndrueshëm dhe nuk mund të pësojë ndryshime sipas ndërrimit të qeverive. Këto deklarata Zv. Ministri i bëri gjatë promovimit të revistës “Travel” në ambjentet e Minsitrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.