E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi dhe profesionet që kualifikohen për vizë

Arsimimi, përpos aplikimit të saktë, do të jetë kusht kryesor për t’u përfshirë në listat e fituesve të lotarisë. Sipas udhëzimit të Lotarisë 2012, ligji dhe rregullat kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një edukim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose të kenë brenda pesë viteve të fundit, dy vite përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dyvjeçar. Një “arsimim i shkollës së mesme ose i barasvlefshëm” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi 12-vjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara ose përfundimi i suksesshëm në një vend tjetër i një kursi

edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose certifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.

Përsa i përket profesioneve që kualifikohen për programin e DV-së, për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës”. Ndërsa shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni, brenda pesë viteve të fundit, dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) vlerës 7,0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë paraqitur në Departamentin e Punës (DOL) O*Net OnLine Database. Ndiqni këta hapa për të zbuluar nëse profesioni juaj kualifikohet: Zgjidhni “Find Ocupations” dhe pastaj zgjidh një familje pune specifike “Job Family”. Për shembull, zgjidhni Arkitekturë dhe Inxhinieri dhe klikoni “GO”. Pastaj klikoni në linkun për profesion specifik. Duke ndjekur të njëjtin shembull, klikoni Inxhinierët e Hapësirës Ajrore. Pas zgjedhjes se linkut për një profesion të caktuar, zgjidhni ikonën “Job Zone” për të gjetur numrin e caktuar për zonën e punës dhe Përgatitjen e Veçantë Profesionale (SVP) në bazë të vlerës së radhitur. Për informacion shtesë shikoni Viza e Shumëllojshmërisë- faqja e internetit me Listën e Profesioneve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›