E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis nesër regjistrimi i popullsisë

Instituti i Statistikave ka trajtuar rreth 15 mijë të rinj, të cilët do të shkojnë derë më derë për të kryer regjistrimin, ku ndryshe nga herët e tjera këtë vit do të pyetet edhe për etninë dhe fenë. Procesi zgjat 20 ditë, pra deri më 21 tetor.

Sipas INSTAT-it, përkatësia etnike dhe ajo e besimit mbetet në dëshirën e deklaruesit ta bëjë të njohur apo jo, pra nuk është detyrim. Procesi është kundër ashpër nga disa shoqata, pasi mund të shkaktojë një rritje artificiale të minoritetit grek në vendin tonë. Megjithatë, deri më tani ky minoritet ka kërcënuar se nuk do të pjesë e regjistrimit. Buxheti total i këtij projektit të regjistrimit të popullsisë deri në vitin 2011 parashikohet në vlerën prej afro 15 milion euro, ku Qeveria Shqiptare mbulon rreth 5 milion euro, Fondet e Para-Aderimit (IPA) 8 milion euro, UNFPA 1 milion Euro si dhe financime të tjera nga UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.

Regjistrimi i fundit i popullsisë dhe banesave në Shqipëri është bërë në vitin 2001. Në dekadën e fundit, kushtet politike, ekonomike dhe sociale të vendit kanë ndryshuar falë procesit të zhvillimit social-ekonomik të vendit. Lëvizja e vazhdueshme migratore e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe në drejtim të vendeve të tjera ka sjellë lëvizje demografike të mëdha dhe ndryshim të të dhënave statistikore.

Qëllimi kryesor i regjistrimit të popullsisë është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend dhe të sigurojë informacionin bazë në formën e të dhënave elektronike individuale, mjaft thelbësore për ndërtimin institucional, zhvillimin demokratik dhe qeverisje të mirë të Shqipërisë. Përveç krijimit të një arkivi të saktë të të dhënave, përmes regjistrimit, synohet plotësimi i një prej detyrave madhore të integrimit. /Start/

                                                                                             2011-09-30 08:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›