Terbimi i kafsheve, raste ne verilindje te vendit
Zonat verilindore te vendit, vazhdojne te mbeten vatrat e semundjes se terbimit. Edhe pse vitet e fundit, nuk jane shenuar raste ne njerez, me kete diagnoze, shprehen serish specialistet, terbimi mbetet nje semundje e cila nuk duhet neglizhuar, pasi pacientet nese do te preken nga virusi, nuk arrijne t’i shpetojne dot vdekjes. “Semundja prek kafshet shtepiake, kafshet e egra dhe njerezit, duke shkaktuar keshtu vdekjen e sigurt ne qofte se nuk trajtohet sic duhet. Vatra qe qarkullon ky virus eshte pjesa verilindore e Shqiperise: Kukes, Has, Krume, Puke deri ne Diber. Kafshet e egra, sic jane ujku apo dhelpra, kalojne nga parqet kombetare te Prizrenit, gjate periudhes se pranveres, ne Shqiperi duke transmetuar kete virus”, tha Teita Myrseli, Drejtoreshe e IKV-se. Sipas saj, me te kujdesshem duhet te jene personat qe mbajne kafshe shtepiake. Specialistet thone se ekzistojne masa parandaluese, nje nga te cilat eshte vaksina. “Ekziston vaksina e terbimit, sidomos per kafshet e shoqerimit, qe jane qeni dhe macja. Por ne rastet qe kafshohet nje njeri, fare mire ne cdo moment njeriu merr masa paraprake duke mjekuar plagen e kafshimit dhe menjehere duhet te shkoje ne ISHP-e per te marre dhe vaksinen”, thote Myrseli. Aktualisht ne vendin tone, ekziston nje laborator reference prane IKV-se, qe merret me analizimin e te gjitha mostrave te dyshuara, dhe konfirmimi nga specialistet e ketij laboratori eshte 100 per qind i sigurt.