Basha: Propozimet e mia per paketen fiskale
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, duket i vendosur te zbatoje premtimet e programit te tij per eliminimin e rreth 60 taksave dhe tarifave vendore, per lehtesimin e bizneseve nga keto detyrime, si dhe rritjen e punesimit. Te parashikuara qe te realizohen brenda 100-diteshit te pare te qeverisjes se tij ne nivel vendor, Basha ka folur dje konkretisht per keto propozime qe do te kalojne ne mbledhjen e Keshillit bashkiak, te dates 12 tetor. Gjithashtu, kryetari i Bashkise se Tiranes ka folur edhe per planet e tij per kthimin e Tiranes ne nje vend atraktiv, jo vetem per biznesmenet brenda vendit, por edhe ne rajon e me gjere.
Paketa fiskale
I ftuar ne Panairin Nderkombetar te Mobilierise, Basha shpjegoi paketen e re fiskale qe planifikon te kaloje pas dy javesh ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. ”Me ane te platformes sime, te lehtesimit te barres fiskale dhe me nje vendim te Keshillit Bashkiak, pres te lehtesojme barren fiskale te biznesit te Tiranes. Keshtu, behet fjale per reduktimin e rreth 60 taksave dhe tarifave vendore, qe deri me sot kane renduar veprimtarine e bizneseve, qofshin keta te regjistruar dhe veprimtare ne Tirane, apo miq te angazhuar ne marredheniet tregtare me qytetin e Tiranes”, tha Kryetari i Bashkise se Tiranes. Ai tha se ka edhe nje projekt tjeter per te lehtesuar barren fiskale. “Do te stimulojme investimet dhe veprimtarite tregtare, duke hequr plotesisht taksat per nje periudhe 4-vjecare, per cilindo biznes qe premton angazhim per hapjen e 50 apo me shume vendeve te reja te punes”, premtoi Basha. Keshilli bashkiak pritet te mblidhet me 12 tetor, ku do te diskutohet paketa fiskale. Te pakten, deri tani ky eshte rendi i dites, ndersa ende nuk dihet nese do te behet ndonje shtese ne kete rend. Miratimi i paketes fiskale vjen si domosdoshmeri, duke pasur parasysh faktin se Keshilli Bashkiak ka vite qe nuk mblidhet, duke cuar ne nje paralizim jo vetem te investimeve, por edhe vjeljes se te ardhurave qe vijne nga taksat dhe tarifat vendore.
Biznesi
Gjate fjales se tij ne Panairin e Mobilierise, Kryebashkiaku Basha shprehu angazhimin per ta kthyer Tiranen ne nje vend atraktiv per biznesmenet brenda vendit, ne rajon e me gjere. “Tirana nuk eshte vetem nje qytet mikprites, por eshte edhe nje qender e mire rajonale, ku mund te behet biznes. Bashkia dhe une personalisht, jemi te perkushtuar, qe qyteti yne te shnderrohet ne qytetin me atraktiv, me te preferuar per biznesin e Tiranes, Shqiperise, Kosoves, rajonit dhe mbare Evropes”, tha ai ne fjalen e tij. Ai premtoi se politikat qe do te ndermerren ne kete drejtim, synojne pikerisht kete, qe askush te mos mendohet gjate, para se ta vendose gishtin tek Tirana, si qyteti me i favorshem per te bere biznes. “Une shpreh angazhimin tim, qe keto panaire te shtohen e te rriten dhe te shtohen ne permasat e tyre ne Tirane, per t’u kthyer ne nje mundesi me shume per qytetaret, ne perpjekjet e tyre per te rritur cilesine e jeteses, si dhe nje mundesi me shume per shitesit, fabrikantet, ofertuesit e ketyre panaireve”, vijoi Basha. Ai u shpreh se ne kete menyre, te dy segmentet e rendesishem te tregut, shitesit dhe bleresit, do te ofrojne dhe shkembejne me shume informacion me njeri-tjetrin, duke bere te mundur qe te dyja palet te perfitojne. “Bashkia e Tiranes do te jete e lumtur, sa me shume te kene mundesi qytetaret e saj, per te blere mallra te standardeve te larta dhe po ashtu, sa me shume te lulezoje biznesi dhe tregtia ne kete qytet”, u shpreh Kryetari i Bashkise se Tiranes.
Krahas premtimit per te cuar perpara zhvillimin e Tiranes dhe lehtesimin e barres fiskale, Basha permendi se shtimi i vendeve te punes mbetet prioriteti numer nje i Bashkise se Tiranes. Ai vijoi se edhe biznesin e mobilierise, e sheh pikerisht si nje mundesi per nje gje te tille.
Propozimet per Keshillin Bashkiak:
Reduktimi i rreth 60 taksave dhe tarifave vendore
Heqja e takses per bizneset qe sigurojne me shume se 50 vende te reja pune