E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje 14-vjecar humb jeten nga nje aksident ne ne aksin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa

Aksi rrugor Ura Dajlanit-Plepa është përgjakur mbrëmjen e së shtunës, kur kalimtari me biçikletë Retmir Gjurgjaj është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Viktima e aksidentit 1 4-vjeçari Retmir Gjurgjaj, eshte banor i lagjes numër 8 Durrës , i cili u përplas nga një makinë tip furistradë benz me targa Tr 7803 M në aefrsi të stacionit Iliria në Plazh Durrës.

I aksidentuari ndërroi jetë rrugës për në spital, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ndërsa autori i aksidentit Ilir Serjani 43 vjec nga Fieri u largua me automjetin e tij nga vendi i ngjarjes.
Arratia e 43 vjecarit sipas policise së Durrësit ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ky i fundit gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka bërë të mundur ndalimin dhe më pas shoqërimin për në komisariatin e policisë autorin e aksidentit me pasojë vdekje.

Mbi 43 vjecarin nga Fieri rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje.

Policia e Durrës po heton për rrethanat e aksidentit të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›