Nelson Mandela në gjendje kritike shëndetësore
JOHANESBURG - Ish-presidenti afrikanojugor, Nelson Mandela, i shtruar në spital prej 16 ditësh si pasojë e një infeksioni polmonar, ndodhet në një gjendje kritike prej 24 orësh, deklaroi sot presidenca e Afrikës së Jugut.
"Gjendja e ish-presidentit Nelson Mandela, i cili ndodhet në një spital në Pretoria, është kritike", citoi një deklaratë e presidencës.
Presidenti Jacob Zuma, nënkryetari i partisë në pushtet ANC, Cyril Ramaphosa dhe bashkëshortja e Mandelës, Graça Machel, u takuan sonte në spital për të diskutuar gjendjen.
(e.m/BalkanWeb)