E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis permbarimi privat betohen 55 punonjesit e pare



TIRANE - Nis punen permbarimi privat. Nje dite me pare ministri i Drejtesise u ka kerkuar 55 permbaruesve private qe u betuan paradite se duhet tu pergjigjen nevojave te qytetareve. Nishani tha se permbaruesit e rinj duhet te kujtojne ne detyren e tyre doktrinen e Gjykates Kushtetuese se vetem ekzekutimi i detyrueshem i vendimit gjyqesor ka plotesuar te gjithe kuadrin e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te individit. Ekzekutimi i detyrueshem si baza fundore e te drejtes per gjykim eshte nje funksion publik dhe i gjithe organizimi i shtetit duhet te vihet ne dispozicion te vendimeve gjyqesore - tha ministri Nishani. Pas sherbimit shteteror te Permbarimit nga dita e djeshme ka nisur ne Shqiperi edhe sherbimi privat nga i cili shpresohet te kete nje reformim te ekzekutimeve te vendimeve gjyqesore qe prej vitesh te tera ndodhet ne nje kolaps.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›