E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i denuari per vrasje jetonte me dy emra



TIRANE - Eshte sjelle nga Anglia i denuari me 15 vite burg per vrasje. I njohur me dy emra Policia e Shtetit ka bere te ditur se gjate mbremjes se dy diteve me pare ne oren 2310 nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranes eshte bere ekstradimi nga Londra drejt vendit tone i Ardian Rragami i njohur ndryshe si Ardian Gashi 39 vjec lindur ne Shkoder. Ky i fundit eshte sjelle ne Shqiperi pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder me Vendimin Nr. 279 date 26 shtator 2000 e ka denuar kete person me 15 vjet burg per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje dhe prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te municionit. Sipas policise ne daten 22 korrik 1998 ne lagjen Daniel Matlia ne Shkoder Ardian Rragami ka vrare me arme zjarri pas nje grindjeje te castit Qemal Kolen para dyqanit te viktimes. Arrestimi i tij eshte bere si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Londren. Ndalimi eshte bere me qellim ekstradimi e Rragamit drejt vendit tone. Pasi eshte sjelle ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas 39-vjecari u eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›