Shisnin droge tre persona vihen ne pranga ne dy operacione
ELBASAN - Tre persona jane vene ne pranga pasi akuzohen per shitje droge. Aksioni eshte zhvilluar nga efektivet e sektorit kunder krimit te organizuar ne Policine e Elbasanit. Ata kane bere te mundur arrestimin e 3 personave dhe sekuestrimin e nje sasie droge. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit thane dje se si rezultat i nje pune te mirefillte investigative operative dhe nepermjet metodave speciale te hetimit u finalizuan me sukses operacionet e koduara I vetmuari dhe Ortaket ku u be i mundur arrestimi ne flagrance i 3 shtetaseve te cilet u kapen me droge. Sipas policise u arrestuan shtetasit Astrit Gashi 27 vjec Feritjon Kacaniku 19 vjec dhe Ermal Matishi 26 vjec. Arrestimi i ketyre personave eshte bere pasi ne baze te informacioneve te marra ne lagjen Skenderbej gjate kontrollit fizik te ushtruar u konstatua se keta dispononin nje sasi lende pluhur kafe te celet qe nga ngjyra dhe gjendja ngjason me lenden narkotike te llojit heroine e cila u sekuestrua nga policia ne cilesine e proves materiale. Keshtu sipas policise Astrit Gashi e dispononte kete lende ne masen 15 doza ndersa Feritjon Kacaniku dhe Ermal Metishi e dispononin kete lende ne masen 10 doza. Nga ana e policise po punohet per dokumentimin e plote te ngjarjes. Te ndaluarit kane perfunduar ne qeli.
11 Shtator 2010