Nis prishja e godinës për të cilën 10 banorë janë në grevë urie
Të tjera rreth shkrimit PS: Qeveria po mbyll hesapet para ikjes/VIDEO FOTO/Në grevë prej gjashtë ditësh Ditën e pestë hyri edhe një invalid Banorët: Të vendosur deri në vdekje Banorët: Jemi pronarë të banesës Totozani: Kuvendi të miratojë trajtimin individual Si u nxorën me dhunë, përleshen me policinë/ FOTO /VIDEO Lutja: Kryeministër mos na nxirr
TIRANE - Situata paraqitet e tensionuar sot rreth orës 15:00 në rrugën "Margarita Tutulani", pranë shkollës "Petro Nini" ku 10 banorë prej 25 prillit janë në grevë urie kundër nxjerrjes me dhunë nga banesa e tyre. Sot në orën 15:00 përfaqësues të Përmbarimit me ndihmën e policisë private fillimisht nxorën me forcë orenditë dhe sendet e mbetura në disa prej apartamenteve, brenda godinës 3 katëshe dhe më pas nisën shembjen.
"Dëgjohen çekicët, që shembin brenda në godinë"- raporton direkt nga vendi i ngjarjes Arsen Rusta, gazetari i Tv A1 REPORT. Ndërkohë që pak metra më tutje vazhdon greva e urisë.
“Nuk kam ku të vete. Ku të vete unë e mjera. Jam me tension. Nuk flas dot, edhe armiq të ishim nuk do na e bënin këtë. Ku të vete, do vras veten , çtë bëj unë e shkreta. ”- thotë e moshuara, teska qan. Ajo është një nga banoret e nxjerra jashtë, për mikrofonin e gazetarit Arsen Rusta.
BANORET: DO BEJME VETEGJYQESI
"Do bëjmë vetëgjyqësi, me dërrasa do i vrasim, do murosemi si te kalaja Rozafës. Për të prishur duhet leje nga bashkia, ne kemi certifikatë për pronësinë ai s’ka asgjë, ai ka vetëm 96 metra, - thotë një nga banorët për mikrofonin e TVA1 REPORT. Ata duken tepër të indinjuar. Policia nuk lejon kamerat të filmojë teksa nis prishja.
Në një moment disa banorë u përballen me forcat e policisë. Ata refuzojnë të lënë shtëpitë e tyre pa marrë një zgjidhje, ndërsa Përmbarimi ndërhyn me një dokument në dorë ku pretendohet pronësia e ish-pronarëve.
GREVA PARADITEN E SOTME
Dhjetë banorët grevistë kaluan një tjetër natë të mundimshme në ambientet e provizuara prapa godinës ku deri dhjetë ditë më parë banonin, por më pas u nxorrën jashtë me dhunë.
Që prej 25 prillit, sot në ditën e 8 të grevës së urisë, 3 prej banorëve, njëri i sëmurë me zemër, marrin mjekim. Ndërsa Arjan Xhaferri prej 2 ditësh nuk pranon të marrë ndihmë. Gjëndja e tyre shëndetësore dhe për më tepër psikologjike sa vjen e rëndohet.
“Më tha doktori të shkoj në spital, por do qëndroj në grevë. Do të çoj grevën deri në fund. Edhe thirrje nuk kam mn fuqi ta bëj”- thotë Mirela. Ata janë të vendosur ta çojnë deri në fund grevën, të cilën po e zhvillojnë prapa godinës ku jetonin prej dhjetra vitesh dhe sot ajo ndodhet e kyçur, pasi Përmbarimi ekzekutoi urdhërvendimin për lirimin e banesës dhe dhënien e saj në dorë të pronarit. Greva e urisë në rrugën "Margarita Tutulani", pranë shkollës "Petro Nini" Tiranë.
Avokati i banorëve Agron Gjebia thotë se është shkelur akti normativ për lirimin e banesave dhe se gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar.
Avokati i 13 familjeve, ngritën padi penale ndaj Entit Kombëtar, duke e akuzuar këtë të fundit të për shkelje ligjore. Ndërsa për të tretën herë, dje grevistët janë vizituar nga deputeti socialist Sajmir Tahiri i cili ka thënë se me këtë akt qeveria do të mbyllë hesapet para se të ikë.
Më 23 prill godina tre katëshe në lagjen “Margarita Tutulani” u zbraz nga zyra e përmbarimit me ndihmën e policisë private dhe policisë së shtetit për t’ju kthyer pronarit, në bazë të një vendimi gjyqësor, por banorët pretendojnë se pronari është fantazëm, dhe ka fituar gjyqin me dokumente të falsifikuara. Ata kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor ose ndihmë nga autoritetet për lehtësi në strehimin e tyre diku tjetër.
EMRAT E 10 BANOREVE NE GREVE
Amela Ali, 25 vjeç, e papunë, katër anëtarë në familje, vetëm babai i punësuar
Mirela Ali, 47 vjece, e papunë
Zamira Meta, 58 vjeç, e papune, jeton me të ëmën pensioniste, jo banore e godinës
Sheqere Dani, 51 vjeç ,e papune, katër anëtarë në familje, të gjithë të papunë
Sajmir Dani, 52 vjeç, e papunë
Islam Nazja,54 vjeç, e papunë, tre anëtarë në familje, e shoqja e punësuar
Arjan Xhaferi,55 vjeç, kuzhinier në Gjermani, jeton vetëm
Ramazan Lile, 60 vjeç, i papunë, tre anëtarë në familje, të papunë të gjithë
Eduart Miho, 47 vjeç, i papune, invalid, pesë anëtarë në familje, të gjithë papunë
Adrian Pojani, 56 vjeç, i papunë, përfaqëson të vëllanë
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)