Portieri kroat i AIK Stokholmit gjendet i vdekur në shtëpi
SUEDI- Një tragjedi ka goditur botën e futbollit. Portieri kroat Ivan Turina ka vdekur në shtëpi. Portieri i skuadrës suedeze të futbollit, AIK Stockholm, Ivan Turina, ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare.
Trupi i pajetë është gjetur në shtëpinë e tij në Stockholm. Sipas raportimeve të medieve suedeze, në trupin e tij nuk ka pasur shenja të dhunës dhe policia e ka konfirmuar këtë.
Turina raportohet të ketë vdekur në gjumë, ndërsa ka lënë pas bashkëshorten shtatzënë dhe dy vajza. Ai ka qenë pjesë e Dinamo Zagrebit prej vitit 1998 deri më 2007, ndërsa kaloi më pas në Greqi te Skoda Xanthi, pastaj Lech Poznan në Poloni, para se të kthehej te Dinamo, për të nënshkruar në fund më 2010 për skuadrën suedeze, AIK Stockholm.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)