E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patra, arrestohen 3 shqiptarë dhe 6 grekë të rrjetit të drogës

Policia greke njofton se ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës që kryesohej nga 3 shtetas shqiptarë në qytetin e Patras. 

Bashkë me 3 shqiptarët janë arrestuar edhe 6 grekë, mes të cilëve një femër, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë. 

Në automjetin e një shqiptari 32 vjeç, u gjetën 5,2 kg kanabis, të paketuara, ndërsa në mjediset e fermës, u gjetën edhe 150 gramë heroinë e ngurtëzuar, e ndarë në qeska plastike. 

Me ndihmën e qenve antidrogë, nën tokë u gjet e fshehur një kuti më 2.5 kg heroinë. 

Përveç drogës, policia sekuestroi 23 telefona celularë, 6 automjete dhe një shumë prej 10.710 eurosh. 

Rrjeti dispononte një fermë në një fshat në afërsi të Patras, e cila përdorej për të magazinuar drogën. Në të njëjtin mjedis trafikantët kishin krijuar edhe një laborator të thjeshtë për presimin dhe ambalazhimin e drogës. 

Sipas policisë, rrjeti kryesohej nga tre shqiptarët, të cilët gjenin drogën dhe pastaj ua jepnin shtetasve grekë për ta shpërndarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›