E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis prishja e ndërtimeve pa leje ne Ksamil

Ka nisur sot prishja e ndërtimeve pa leje në komunën turistike Ksamil të Sarandës. Por sipas kryekomunarit këto prishje kanë devijuar nga projekti i kësaj komune për objektet të cilat ishin parashikuar për prishje. Sipas tij këto prishje po keqpërdoren. 

SARANDE- Prishja e ndërtimeve pa leje në komunën e Ksamilit të Sarandës në afërsi të Butrintit antik ka devijuar nga projekti i kësaj komune për objektet që ishin parashikuar të prisheshin. Deklarata është bërë nga kreu i kësaj komune Vesel Koçiu, i cili është shprehur se të tjera objekte u evidentuan nga komuna për prishje dhe të tjera janë prishur nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit.
Situata ka sjellë reagimin e pronarëve të objekteve të prekur nga prishja e ndërtimeve, të cilët shprehen se disa nga objektet e prishura ishin në proces legalizimi.
Kryekomunari Koçiu tha se vendimet e pushtetit vendor për të përmirësuar situatën ndërtimore në komunën turistike të Ksamilit keqpërdoren për interesa private nga inspektoriatët e policisë së ndërtimit të Sarandës.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›